Plaga E Hapur

Viktime e njerezve, viktime e fatit
sado i pafajshem ngelesh gjaku Pilatit
mekatar ke emrin, ne mekat jeton
ben rruge te drejte, perseri gabon

ben drejtesi, i drejte vet nuk je
beson shume ne zot, prape nuk ke fe
mendon per te ardhmen, ste premton gje
punon pa pushim dhe nuk merr asgje

di ceshte dashuria, vete nuk dashuron
i perkushtohesh miresise, vetem keq ti ben
je enderrimtar, endrra nuk sheh
di te fluturosh ne qiell por ti rri ne dhe

e nderton te bukuren ne rrenoja rri
te pelqen ngrohtesia dhe lagesh ne shi
thua te verteten, genjeshtra ato jane
te dhane kurajo, ne balte te lane

smerresh me fjale, je llafazan
je shume i mire per te keq te mbajne
punon e punon por pune nuk ben
perpiqesh te relaksohesh, te qete ste lene

kupton nga politika, sje politikan
smerresh me te dhe ngelesh simpatizan
ekonomi zoteron, pasuri fare ske
fluturon drejt parajses, perfundon thelle ne dhe

vjen dita e punetorit, ti prape po feston
i papune ke emrin dhe nuk proteston
i pasur ne shpirt ne skamje banon
larg e hedh sikimin, erresire shikon

larg baltes qendron, thelle e me thelle zhytesh
sado notar i mire perseri po mbytesh
dita dites lahesh pisanjoz te therrasin
te duan te adhurojne per te fituar mandatin

si lis je i gjate, me kembe te shkelin
te rrahin, sakatojne, ne fund te perkedhelin
te zgjasin doren, plage ke marre
te premtojne jeten, perfundon i vrare

- poezi nga Gentian Ademaj


- Poezia u dërgua nga Gentian Ademaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5