Tema: Poezi Për Shoqerinë

Princesha Ime

Ne gjume te thelle u zhyta mbreme
endrrat me cuan tere boten ane e mbane
fluturoja drejt teje plot e perplot lumturi
ishin marramendese, personazh ishe ti

magjepsese mu shfaqe me driten plot jete
tinguj magjik perreth valezoshin
kokeulur te drejtohen me emrin mbreteresh
hena perkulej, yjet gjunjezoheshin

melodi e embel, me pare e pa degjuar
hyjnesh e Olimpit, princesh e dashurise
ti qenie hyjnore, burim i kulluar
pasqyre e se magjishmes, pasion i lumturise

u zgjova duke te te thene te dua
pandeha se je me mua, prane te kam
nata ishte arratisur, dita kishte aguar
afer meje sqendroje, prane teje jam

largesia venitet si vesa ne mengjes
si titanet e deboj e hedh ne tartar
veten e ndjej krenar, i gezuar mbes
ja ditet po afrojne te jemi ne altar

sa me shume te shoh malli me kaplon
edhe pse e imja je sot e pergjithmon
te jetojme edhe per neser se jeta vazhdon
perendia e bekoi, i dha harmoni dashurise sone

- poezi nga Gentian Ademaj


- Poezia u dërgua nga Gentian Ademaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  9