Tema: Poezi Për Fenë e Krishterë

Gezuar Krishlindjet

Sot feston bota mbare
lindi Mesia, shpetimtari i madh
universi i perulet, qiejt i binden
per shume vjet gezuar krishlindjet

pellumbi bardhe, kraheleshuar
simbol i paqes, dashurise hyjnore
te festofte jeta' o qenie e bekuar
gjetsh miresine, paqen shpirterore

nate nuk ka, erresira sekziston
"Ai" eshte buka qe zbriti nga qielli
mos harro lutu edhe kur smekaton
medaljon i vogel para Tij eshte dielli

gezohu, festo, prane familjes rri
ndjej frymen e shenjte, madheshtine e Tij
shpirti nuk plaket dhe pse ikin vitet
te uroj per jete' Gezuar Krishlindjet'

ashtu si cdo gjallese, ti duhet ta dish
çobani jone hyjnor e ka emrin Jezu-Krisht
te dhente uraten, uraten e bekuar
te ndricofte rrugen drejt parajses se premtuar.

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8