Tema: Poezi Dashurie

Kenge (Eja, Eja Ti)

Eja,eja ti
sikur kenga me e bukur, e bukura simfoni
si fjala e magjishma, e embla dashuri
si rrezet e arta te diellit qe falin ngrohtesi
si tingulli nje romance, jemi ne te dy
eja, eja ti

Thone kur dashuron, zemra seshte e jotja
pa te njohur ty, me dukeshin fjale te kota
e bukura ekziston, e madherishme eshte bota
ate qe per ty ndjej, mundohem ta shpreh me nota
tinguj melankolik, kenge te pa kenduara
realiteti me i lumtur, shprehje te pa degjuara
njeriu ben marrezira kur eshte i dashuruar
koha me ty prane, cast i pa harruar

Eja,eja ti
sikur kenga me e bukur, e bukura simfoni
si fjala e magjishma, e embla dashuri
si rrezet e arta te diellit qe falin ngrohtesi
si tingulli nje romance, jemi ne te dy
eja, eja ti

Te pres cdo moment, te pres te vish te une
nuk je gjithesia por akoma me shume
enderr ti je brenda meje rron
shpresa me e madhe qe njeriu poisedon
melodi e embel, sa shume te dashuroj
mendimi me i bukur, per ty rri mendoj
te pres cdo moment te pres ti ta dish
je pritja ime hyjnore, te pres qe te vish


Eja,eja ti
sikur kenga me e bukur, e bukura simfoni
si fjala e magjishma, e embla dashuri
si rrezet e arta te diellit qe falin ngrohtesi
si tingulli nje romance, jemi ne te dy
eja, eja ti


Eja,eja ti
sikur kenga me e bukur, e bukura simfoni
si fjala e magjishma, e embla dashuri
si rrezet e arta te diellit qe falin ngrohtesi
si tingulli nje romance, jemi ne te dy
eja, eja ti

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  6