Ti Ndodhesh Kudo

Sa larg je, aq afër të kam
mes yjeve të kërkoj, por ti je më pran
diku mbi këtë planet, si unë hapin hedh
të këndoftë shpirti, këngës ia merr

më bën kureshtar, cdo gjë e jotja
me buzëqeshjen tënde, buzëqesh bota
trishtimi venitet, merr arratinë
simbol i hyjnores që përfaqëson madhështinë

mes miliona lulesh, ti bën dallimin
mes qindra luftrash, shpirti gjen shpëtimin
je vetë ngrohtësia e rrezeve të diellit
je drita begate, arkitektura e qiellit

metafor e perendisë, sinonim i fjalës dashuri
gjithësia ekziston se ti ndodhesh aty
largesia humb gjurmët, afër të ndjej
larg ti ndodhesh, në zemër të gjej.

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2