Tema: Poezi Satirike

Mirmengjesi Shqipetar

Erdhi dreka, mu ngroh veshi
doli dielli, ndriti qielli
ty te them mirmengjesi
por ti fle, u zgjua ariu

nuk eshte me si me pare
ne mengjes nis dita mbare
edhe dimri behej ver
le te themi na ishte nje here

por do triumfoje drejtesia
ariu do kerkoje te drejtat e tija
gjykates do i ankohet, prokurorit leke
i kemi vjedh zanatin, mirmengjes themi ne dreke.

le ta dije kush te doje
naten gjume, e diten flejme
se sa jeta do te rroje
do punojme per atdhene.

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2