Ndihmoje Veten!

A ka fjale me te rende ne bote?
me te hidhur se ai qe derdh lote?
per nje dashuri, shprese te humbur
asnjeher s'gezoi, sjetoi i lumtur

hapat hedh krejt frike ku shkel
enderr sheh, pse valle si del?
te fleje do, nuk i besohet
ne gjume te thelle kurre te mos zgjohet

jeton ne toke, eshte i gjalle
zemer lenduar, shpirt te vrare
dhe jeta per te, me seshte e persosur
kufome dashurie, qenie e varrosur

lumturise se dikurshme i beri labidar
tashme gjysem i vdekur, banon ne varr
ska per te shprese, ska Perendi
perandoria dhimbjes mori emrin njeri

kudo qe hedh syte, erresira mbreteron
permes saj i hidheruar, rrugen vazhdon
mallkon driten, ditet qe do vijne
ferrin e mirpret, i ofron gjithesine

boten ia ofron, sa shpejt u dorezua
qyqar i gjor ngeli, as qe u pendua
harroi fjalet hyjnore, per to me ska gjurme
"ndihmoje pak ti veten, te te ndihmoj shume"

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2