Tema: Poezi Dashurie

Krenaria Ime

Me buqete me lule te pres ne duar
te te them o dashuri, sa shume te dua
te puth ne balle, bashke kur rrime
te te tregoj shpirt, je krenaria ime

te puth ne faqe, ne buzet e tua
plot zjarr me afsh, siq me puth ti mua
se kur ndjejme dhe dashuria eshte e vertete
me ke frymemarrjen tende, te kam jete

perseri neser kemi te njejtin avaz
per gjithcka tonen, per vizionet te flas
dhe ti qe rri me degjon deri kur me sduron
me thua dua te jem ne krahet e tua sot e pergjithmon

me perqafon, me fal dashuri pa limit
ngrohtesi romantike, pjeses sime te erret, drit
me ndricon dhe nga e keqja me ben te iki
miresine hyjnore brenda qenies tende e lypi

fryma e shenjte pushoi tek nje femer
ti je perzgjedhja ime, i joti emer
se me shume se engjell, je perendesh
s,kam frik nga asgje, mjafton n'krahet e tua te vdes

se ska vdekje me t'embel, me t'cmuar
te nderrosh jete prane asaj qe ke dashuruar
dhe lulet, te bukura lule atehere
do celin ne zemren time dhe njeher

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3