Me Lot Qaje

Nje lot pikoi nga syte e saj
nje tjeter e ndjeku, pasandaj
ashtu nga nje u bene, rreke
per dashurin e humbur dikur, njeher

nota trishtimi, lendim e vaje
kujtoi te humburen, dashuri te pare
e dinte se me sdo kthehej perseri
por nostalgjia kishte ngelur aty

e humbi ate, mote me pare
ta harroje don, por prap po qan
thone se lotet dhimbje shprehin
deshmi e Zotit dhe aty ngelin

diku, dikur rende kishte gabuar
nje jete me dinjitoze per te filluar
rrugen larg nga ai, kishte nisur
e la mes loteve, te braktisur

sa deshiron te kthehet prape ne kohe
te jet me te, ta dashuroje
ne mekanizmin e ndjenjave te zhduket nostalgjia
si ne perralla te triumfoje dashuria

por e dinte se tashme ishte vone
e kishte humbur, pergjithmone
e kishte lenduar kur nuk kishte faj
lendimi tij, iu kthye ne vaj

ate per te cilen e braktisi, asnjeher se gjeti
hapa te deshtuar, e deshtuar mbeti
asgje skerkon nga Perendia, vetem nje mundesi
do e ktheje ne favor te saj, ne dashuri

asgje me skishte, gjithcka e konsumuar
ta vuante gabimin, ishte e destinuar
te ecte e vetme ne kete bote
ate qe humbi pergjithnji, ta qaje me lote

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1