Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kujtimet Me Ty

Mu kujtua sot e dashur
kur dikur te kam dashur
po ashtu dhe ti me doje
cpate valle qe u largove?

mu kujtuan syte e tua
qe gjith bota ishin per mua
sa here larg shikimin hedh
copeza kujtimesh me ty gjej

lamtumire kurre nuk thame
viktima te kohes te dy rame
dy deshmore te harruar
dikur shume te dashuruar

iken vitet, shkojne motet
i kemi ndare sot ne botet
ti dike, une dike tjeter
bota jone ngeli e vjeter

mu kujtua buzeqeshja magjishme
aq te bukur, te embel e kishe
kur me flisje, me perkedhelje
gezohej zemra, lumturi sjellje

fati jone ishte i shkruar
te jetonim per te kujtuar
te qendronim larg e larg
e kaluara te ngelte plag

mu kujtua sot, endrra jone
bashke te jemi pergjithmon
sa dhimbje kaluam dhe sa trishtime
ngelen brenda nesh vec te bukur kujtime

ku do te shkojme, me vete kemi
pjese e kaluares, gjithnje do jemi
shikimin hedhim ne vitet qe do vin
si ti, si une mbetemi i lumtur kujtim

- Poezi nga Gentian Ademaj



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim