>
LETERSISHQIP

Princesha Dashuruar 1

Ne Fb e njoha, doja ta takoj
me tha hajde nga shpia se vetem jetoj
merr dicka te hajme, me ka kapur uria
mendova u ndez drita jeshile, lindi dashuria

me tha me quajne laura, jam e bekuar
emrin artistik e kishte, "Princesha Dashuruar"
ta takoja shkova, kisha plot emocione
me therriste shkurt, me quante Al Kapone

mu prene gjunjet, ate kur e pashe
nga frika bukuris se saj, fillova te uleras
ne profil shkruante qe eshte inxhiniere
me shume me ngjante mua me nje betonjere

shyqyr Zotit kisha me vete ushqim
afrohu me afer me tha o shpirti im
nga coja qesen ajo e ndicte me sy
mallkova fb, rrjetin social te zi

me jep nje puthje, me tha si fillim
te dija me te bukur, o zhgenjimi im
por nuk prish pune, me dukesh me klas
mendova si ka mundesi, balena mund te flas

ju afrova prane, e ushqeva me doren time
shyqyr qe harroi, puthjen nga ana ime
i thash po shkoj te frigoriferi te te marr pak uje
ja mbatha i lebetitur, per tu mos u kthyer kurre.