Tema: Poezi Për 8 Marsin

8 Marsi (Per Nenen)

Ajo lindi femije, mrekulline hyjnore
frytin e dashurise, qenien enxhellore
u kujdes per ate, me endrra e rriste
fjala pare qe tha, nene therriste

ne djep e perkundi, me gji e ushqeu
mes te ashquajtures jete, thelle ne shpirt e ndjeu
ne zemren e saj gdhendi, si kurre me pare
nje pjese te pa ndashme, femijen e pare

te tjere erdhen ne jete, ate kane origjin
nena eshte vete jeta qe buron vazhdimsin
mes shpresash te nderthurura, vizione pa fund
tek femija saj, besimin nuk e tund

fjalet jane te pakta per peshkrimin qe mban
dhimbjen kur kalon Perendia e qan
dy paralele e mbajne, jeten ne kete bote
eshte hyjnorja nene, tjetra i lartmadherishmi zot

femija u rrit, por gjithnje i till ngeli
pavarsisht moshes, si foshnje e perkedheli
i tere universi fale saj mori emer
dashuria ka origjine, lindur nga nje femer.

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  25