>
LETERSISHQIP

Pika E Lotit

Te prita sot, te prita e te prita
mes qindra shpresash e lutjesh, ngrysi dhe dita
nata pa ty, vec trishtim me fal
ndjehem mes te gjalleve, diku thelle ne varr

nga vdekja skam frike, me frikson jeta
mes shkretires se ferrit eci, po me mundon etja
si mirazh me shfaqen, buzet e embla te tuat
drejt tyre filloj nisem, te mjere me lejne mua

mu kujtua sonte, takimi jone ate nate
mes perqafimesh pa fund, puthjes sone te zjarrte
ato me ngushellojne, ngushellojne qenien time
keshtu nuk shkon e dashur, sjetohet me kujtime

kam nevoje per ty, si natyra per driten
me shume se ckishte Jezusi per kishen
pak me teper se Perendia per lutjet e njeriut
si shkretetira e zjarrte qe i mungojne pikat e shiut

te lutem ti eja, do te pres sa te duash
mos me ler te gjalle me shpirtin e shuar
sado qe bej hapa, te eci ne bote
ndihem sinonim, metafor e fjales lote

ti vendose te ikje, te shkoje nga une
valle pse kam faj, qe te dua kaq shume
mes trishtimit te marre, kujtoj ditet e motit
personifikimi im mori emrin: "PIKA E LOTIT"