>
LETERSISHQIP

Ti Erdhe Ne Jeten Time!

Ti erdhe ne jeten time, ashtu si piktur
e bukur, magjepsese e varur ne mur
te te varja brenda qenies, kam frike o jeta ime
keshtu te skalita, brenda zemres sime

ne shpirt te gdhenda, te te kem gjithnje me vete
asgje sje me shume, dashuri mbete
ne venat e mia, emri yt qarkullon
ne molekulat e mia, aty rri gjithmon

lindja perendimi i kesaj bote je
je besimi im, ty une te kam fe
perendia e dashurise, aty ku gjej lumturine
frymezimi poetik, ku gjej bukurine

me engjujt te krahasoj, kam frike te lendoj
me mbreterine hyjnore, prape te lendoj
ti qendron me lart, me lart ti rri
je kuptimi plote i fjales dashuri

me mua ti je, prape per ty kam mall
me ben pas teje, te ndihem si krijes e marr
kush nuk e mesoi, tani duhet ta dije
i joti jam une, e imja je ti.