Dashuri E Huaj

Ndjen lodhje, kapitje ne hapat qe hedh
ecjen e ndalon, me mendje fillon e bredh
e brengosur ne shpirt, me zemer te coptuar
ne ndjenja e plagosur, si qenie e lenduar

ste ofroi jeta, ste dha me shume mundesi
te njohesh dashurine, ta jetosh ne harmoni
rrugen ta nderpreu, por endrrat dot sti ndal
ndjehesh shpirt i lire, ne realitet thjesht skllav

fillon e fantazon, per fjalen lumturi
ndjen dhimbje, drobitje qe sekziston tek ti
me frike vendosen, te besh te parin hap
drejt vatres se dashurise, paniku te kap

sje mesuar ta shijosh, ndjehesh e lodhur
ne duart e dikujt tjeter, vegel per tu perdorur
nese zoti ekziston, me thuaj une ta di
si braktisen engjellin, krijesen e tij

mos valle ishte e thene, te njohim mrekulline
ta shohim nga larg, si i denuari lirin
te jetojme per njeri tjetrin, cdo dite me shpres
shpirti eshte i lire dhe nese trupi vdes

hedh veshtrin diku larg, diku lart ne qiell
ndjej freskin e ndjenjes, te shnderruar ne yll
simbol simbolike fluturon shqiponja
e lire ne hapesir njesoj si ndjenjat tona

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  2