Ninulla Dashurise

Ne oceanin e lumturise nis e notoj
e gjeta motivin jete, ty te dashuroj
nga ujerat e lumturise, thethe e me thell zhytem
brenda te ashtequajtures parajse, me ty une po mbytem

te kapur dore per dore, njeri tjetrin se leshojme
te perqafuar per jete, brenda gjirit shterngom
te shohe dielli zjarrte, henen ta mbys zilia
bota te mesoje, ceshte ne te vertete dashuria

romanca ta kuptoje qe eshte nje hap mbrapa
te perqafuar te jemi, te mesoje dhe nata
me puth, ledhato, shterngom, me ler pa fryme
me kyc ne zemren tende, ma rrembe lirine

tingujt e zerit tend, te behen melodi
ninulla shpirtit tim, je ti o dashuri
ta kuptoje sa e vogel, para nesh eshte gjithesia
mbi fronin e saj rrime, na emron dashuria

tik taku zemres tende, asnjehere sdo pushoj
nuk marrin endrrat jete , kurre sdo ekzistojne
te behemi frymezimi, simbol i fjales lumturi
je ninulla ndjenjes sime, ti o dashuri

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1 / Votuan:  3