>
BIOSHQIP

Gentian Gojani, Së Shpejti Me Këngën “Ti Vajzë E Bukur”

22-09-2012
Këngëtari Gentian Gojani sapo ka realizuar videoprojektin e ri muzikor, të quajtur "Ti vajzë e bukur", të përgatitur nga Florent Boshnjaku dhe Albion Muhaxhiri. Kjo është hera e parë që Gentiani ka realizuar këngë pas ndarjes nga grupi 'TNT'. Kënga është e realizuar edhe me videoklip, i cili është punuar nga produksioni "Video Art" dhe pas dy ditesh do të shfaqet nëpër televizionet e vendit. "Për herë të parë pas ndarjes nga 'TNT' realizova këngën 'Ti vajzë e bukur', që kam përshtypjen se do ta pëlqejnë të gjithë. Kënga është një tematikë dashurie dhe e stilit tim", ka thënë ai për "Zëri", për të shtuar se për videoklipin ka paguar 3000 euro.
(K. Bajrami / zeri)

Gentian Gojani, Së Shpejti Me Këngën “Ti Vajzë E Bukur”