>
BIOSHQIP

Gentjan Dema Kremtoi Dje 5 - Vjetorin E Martesës

06-09-2015
Të festosh një përvjetor të tillë, sigurisht që lakomohet nga të gjithë. Është fjala për kremtimin e ditës më të lumtur të jetës, martesën, të cilën këngëtari dhe artisti ynë Gentjan Dema e festoi dje me gazetaren e suksesshme, Ermira Dema. Mrekullia vetë e këtij kurorëzimi, është Vanesa, një vogëlushe engjëllore, që e bën këtë çift të jetë i mbytur në dashuri. Dje, Gentjani në rrjetet sociale shkruajti: "Si sot 5 vite u martuam e me Vanesën u gëzuam. Uroj që dashuria jonë të vazhdojë e mbushur me dashuri deri në vdekje bashkëudhëtarja ime, dashuria ime Ermira Dema". Stafi i TeksteSHQIP.com e uron këtë familje të bekuar që të festojë gjithmonë data të këtilla.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Gentjan Dema Kremtoi Dje 5 - Vjetorin E Martesës