>
BIOSHQIP

Gentjan Dema, Shembulli Më Human I Kohës

25-11-2016
Humanizmi është njëri nga virtytet më të larta njerëzore. Si i tillë, ai lind në momentin kur hasim në ndonjë mangësi të dikujt, qoftë ajo financiare, objektive, por më e dhimbshme është ajo shëndetësore. Artisti ynë, Gentjan Dema, i cili prej vitesh e ka dëshmuar zemërgjërësinë e tij ndaj personave më nevoja nga më të ndryshmet, së fundi si duket e ka zgjeruar rrethin e tij vullnetar për t'u dalur në ndihmë qytetarëve. "Shpresë për Shqipërinë" quhet organizata gjigande e tubimit të elementeve të nevojshme për nevojtarët, organizatë kjo e cila para disa ditësh i erdhi në ndihmë familjes Sokoli nga fshati Mzi i qytetit të Pukës, e cila ngeli pa kulm mbi kokë pas rënies së zjarrit në banesën e tyre. Ajo që e bën këtë ngjarje më të ndjeshme, është "ndërhyrja e fuqisë mbinatyrore" për të shpëtuar vajzën e vogël të kësaj familjeje, e cila kishte ngelur e fundit në banesë. Ishte ky moment që nxiti edhe më shumë këngëtarin e artistin tonë që të tubojë njerëz me zemër të madhe ku pjesë e thirrjes së tij ishte edhe deputetja e kuvendit të Shqipërisë Znj.Mirela Ferracaku dhe të shume vullnetarëve të tjerë, të cilët mbështetën në ringritjen e statusit të familjes Sokoli. Me këtë, Gentjani na bën thirrje të gjithëve papërjashtim, që të bëhemi një në momentet të cilat ndoshta nxisin dhe "tjetërsimin" tonë. Ai shkruan: “Fëmijët janë motivi im përse e bëj këtë punë vullnetare. Pikërisht dua që t'ju jap shembullin e mirë e të kemi mundësinë të rrisim një brez, tek i cili do të mbahemi fort për të ardhmen, pasi ata janë "Shpresë për Shqipërinë".



(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Gentjan Dema, Shembulli Më Human I Kohës