>
BIOSHQIP

Gentjan Dema Sjell Baladën E Tij “Mos Më Moho”

11-02-2015
Gentjan Dema hitin e tij "Mos më moho", ka vendosur ta sjellë me klip, duke plotësuar kështu dëshirën e fansave të shumtë. Klipi pritet të publikohet në kanalin zyrtar në youtube dhe në të gjitha televizionet muzikore. Promovimin e klipit ai do ta bëjë në disa emisione të përzgjedhura, si në Shqipëri dhe Kosovë.



Dalja e tij e radhës ishte në Kosovë tek “Kojshia Show” nën moderimin e aktorit Sadri Imeri. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku në një ditë kaq të veçantë, siç është ajo e të dashuruarve ky klip të vinte si një dhuratë ndaj përkrahjes dhe dashurisë së ofruar kundrejt partnerit.
(Arsim Kolari Teksteshqip.Com)

Gentjan Dema Sjell Baladën E Tij “Mos Më Moho”