>
LETERSISHQIP

Më Ec Ngadal Nëpër Mjegull...

U nis treni,
Dita mbaroi,
U thye çengeli,
Errësira pushtoi,
Dy vagona u ndanë,
Disa lutje u zbehën,
Ca nga inati u shanë,
Te tjerët u krehën.
Rrugës për në ferr treni vazhdon,
Mjegullën e shqyen,
Askush se ndalon.
Ec mor dreq,
Të priftë e mbara,
Asgjë s'u ndreq,
U thye dhe zgara,
Mishi u dogj,
Qymyri u shpërnda,
Brenda s'u poq,
Nga qeni u përla.
I shkreti njeri,
Punoi gjithë vitin,
Humbi një dhi,
Humbi dhe viçin,
Iku kapitali,
Iku pasuria,
U shtua etja,
U shtua uria.
Ah mor tren i mallkuar,
Që kurrë s'paske të ndaluar,
Gllabërove rininë,
E masakrove pleqërinë.
I le shtëpitë zbuluar,
Pa tjegulla,
Pa mbuluar,
U boshatise kusinë,
Shkretove dhe avllinë.
I shkreti qymez,
Bosh qëndron,
Nuk ka më këndez,
Një dordolec po këndon.
Orët po ikin,
Dita po afron,
Dritat s'po i fikin,
Të ngrënit vazhdon,
Pjatat u përlanë,
Thikat sërish u mprehën,
Ca nga të ftohtit u thanë,
Ca nga pija u dehën.
Tiranë -Berat 31/12/2016

Më shumë nga Gerald Ramaj