Gert Vlashi Poezi
Gert Vlashi

Tema: Poezi Për Gjyshërit


Gjyshi Im..

Ja,une sonte nga krevati,
Shoh kur fle gjyshin tim!
Sa me dhimset plak i ngrahti,
Kur gerhet ai me thellim...

Valle ne enderr c'pasqyron?
Valle mes vitesh djalerine?
Mos dyfekun po kerkon?
A' mes enderrash dashurine?

Si u dogjen mijera net,
Mijera muzgje perendime!
Thinjen floket pa vullnet,
Nje jete m'bartur hidherime!

Sa pranvera ka kaluar,
Neper driza,neper kashte...
Krahut dyfekun,ka luftuar,
Dimrit,bores fjetur jashte!

Dhe tani...ne moshe te thyer,
Ndryshkur kockat ne krevat.
Nje jete hekurash e mberthyer,
Trembet vdekja,ndaj po zgjat...!

- Poezi nga Gert Vlashi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0