Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Tirane .....

Dinastia e pluhurit sundon,
Kalimtare indiferente qe nxitojne!
Zhurma kolone zanore formon,
Njerezit me kete simfoni jetojne..

Tirana e mitingjeve,e vrasjeve,korrupsionit,
E bakshisheve,e shume gjerave,me' dhe pa vlere!
Me te moshuar,qe shtyhen ne diten e pencionit,
Me imoralitet qe "naften" ben mbi nder...

Koncerte,kinema e pak 'Portokalli',
Papunesi,urbane dhe shume mercedesa.
Gropa,balte ne ditet me shi,
Ne ditet me diell,pluhur qe ngrihet nga fshesa!

Disko,Pub e cfaredo lloj argetimesh,
Lypsa,hallegjixhinj te 'ushtari i panjohur'.
Studenta te papergatitur ne sezon provimesh,
E me profesore me bakshishe te pangopur!!

Deputete,ministra,ne kulmin e punes,
Bodiguarde,llogari bankare qe u vene pas.
Dikush ka gjetur dhe gjuhen e dhunes,
E te tjere qe dhunen pranojne me gaz...

Tirane...Kurve dhe djallezore,
Ferr i naiveve dhe ndershmerise.
Ti kopsht i bukur i lulezuar,
I puthjeve me ndjenje dhe tradhetise!

- poezi nga Gert Vlashi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  72


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet