Hija E Qerpikut
Pasthirrma,kur gjumi eshte tretur,
Mes zgjimesh,pa kufi kete nate!
Ku hija e qerpikut ka mbetur,
Larg syrit,ne rrugen e gjate...
Buzeqeshja eshte bere e mermerte,
Ka ngrire,ne ftohtesine e buzeve,diku.
Atje ku thellesia e syve te blerte,
Nuk eshte ne shkelqimin e syve te tu!
Ne trup jane shfaqur mornicat e para,
Ne zemren e thinjur nga pritja.
Mornica,ku emocionet e vrara,
Bien perdhe,e kane frike nga ngritja...
Truri i eshte falur harreses,
S'mendon,i ndryshkur,pa jete!
Ka humbur forcen e rendeses,
Si nje kenete,ka shteruar idete...!
- poezi nga Gert Vlashi