Sikur Te Vdes....

Nuk e di c'do te ndodhe,
Sikur te vdes,te jem nen dhe'!
A' do kem mall per te gjallet,
A' harreses do i jem pre..!!

A' do kem mall per k'te jete?!
A' do kujtoj shoket e vjeter?
S'a do t'a ndjej te larget kohen,
Kur ti e dashur dergonje leter?

Do kem nevoje per rreze dielli,
Per vendin tim,ku shtyva ditet.
Per doren e ngrohte te nenes time!
Per castet,muajt,e mall per vitet..

Do kuvendoj me varrin tim,
Sic kuvendon nje i tretur!
Ndoshta guri i varrit,ne pikellim,
S'do te me quaje mua te "Vdekur"!!

Do t'ia tregoj te gjitha varrit,
Sepse diku do t'a shfry mallin!
I detyrohem t'ia them atij,
Se ndoshta do t'ma qaje hallin...

- poezi nga Gert Vlashi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  28