Gert Vlashi Poezi
Gert Vlashi

Puthje E Shkuar

Nje puthje e ngrohte na bashkoi,
Nje po e tille e ngrohte na la te ndare.
Ishte puthja,qe ndjesi te cuditshme zgjoi,
Ishte po ajo,qe e fundit bashke na ka pare!!

Jeta eshte nje loje vrastare,
Ekzekuton,pasi t'i fal,c'do ndjesi!
Vec puthja jeton krenare,
Ne c'do kujtim,a largesi...

Castet,ditet,javet behen vite,
Ne mplakemi dhe mbesim harruar.
Ne erresiren e harrimit,si rreze drite,
Shpesh ndizet puthje e shkuar..

- Poezi nga Gert Vlashi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0