>
BIOSHQIP

Gerta Heta, Tani Mendon Per Nje Rikthim Televiziv

16-07-2012
Gerta Heta, kengetarja dhe prezantuesja e njohur, qysh pas lindjes se vajzes se saj Luna ka hequr dore nga perkushtimi ndaj muzikes dhe prezantimit. Po, Luna tani eshte rritur, madje ajo ishte edhe deshmitare ne martesen e dyte te prinderve te saj te pak diteve me pare ne Kroaci. Eshte koha e duhur qe Gerta t'u rikthehet planeve te saj artistike. Se pari, ka nje kenge, e cila i dedikohet Lunes dhe qe po pret ta lancoje se shpejti, e nderkohe edhe prezantimi eshte ne planet e saj te aferta. Prezantimi dhe kenga jane dy pjese te pandara te saj per te cilat thote: "Te dyja i shijoj shume, si skenen e kenges edhe studion televizive. Te te dyja ndihem komode, por nuk e di nese kenga do te me pranoje mua gjate. Per prezantimin di qe mund ta bej tere jetes dhe e bej me shume dashuri". Gerta rrefen edhe marredhenien e saj me Matkon, per te cilin thote se lindja e Lunes e ka bere me te forte dashurine e tyre ne cift.

Gerta pas lindjes se Lunes duket se i keni lene pak ne hije aktivitet tuaja muzikore. Ia keni ndjere mungesen skenes keto kohe?

Patjeter qe ia kam ndjere mungesen skenes, e cila me mbush me adrenaline dhe emocione te bukura. Po, ndryshe nga skena qe dhuron kenaqesi te momentit, ky produkti im qe quhet Luna ma mbush jeten me gezim ne menyre konstante e pa ndalim.

Ne projektet tuaja te aferta eshte muzika, ndonje klip i ri apo dicka tjeter?

Ndonje klip ndoshta, nese gjej sponsor, por nje kenge e re eshte rruges. Me kane kontaktuar dy producente shqiptare qe jetojne jashte, dhe demo e tyre me pelqeu. Mendoj te futem se shpejti ne studio dhe ta regjistroj kete kenge dedikuar sime bije.

Ke menduar per nje rikthim te bujshem?

Nuk e di sa i bujshem eshte rikthimi pa videoklip apo pjesemarrje ne festival, por kam menduar per nje rikthim ndoshta televiziv.

Ju keni provuar edhe prezantimin vec muzikes. Ku ndihesh me vetvetja, te themi?

Te dyja i shijoj shume, si skenen e kenges edhe studion televizive. Te te dyja ndihem komode, por nuk e di nese kenga do te me pranoje mua gjate. Per prezantimin di qe mund ta bej tere jetes dhe e bej me shume dashuri.

Nga keto te dyja, cila eshte pasioni yt me i hershem?

Patjeter qe eshte prezantimi, megjithese mund te them se boshti i gjithckaje eshte dashuria ime per muziken, me te cilen kam qene e dashuruar qysh femije.

Cila eshte me e forte, lidhja me televizionin apo ajo me muziken?

Nese televizioni eshte sezonal, lidhja ime me muziken eshte e pashkeputur. Une jam admiruese e muzikes, pavaresisht se nuk kendoj shpesh dhe nuk e kam kengen mjet jetese.

Sa rendesi ka muzika aktualisht per ty?

Eshte shoqeruese e cdo dite. Jam e lidhur shume ngushte me te, pasi punoj edhe si drejtoreshe programacioni ne nje radio muzikore. Nuk ka dite te mos degjoj muzike dhe jam e azhornuar me cdo dalje te re muzikore.

A do te hiqje dore nje dite prej saj perfundimisht?

Ndaj te kenduarit? Ndoshta po, megjithate nuk kam pishmane, se e kam jetuar dhe shijuar gjithcka.

Nga repertori yt ke nje kenge te vecante, e cila te zgjon ndoshta kujtime te caktuara?

Me kengen e pare "My love" kam kujtime shume te bukura. Udhetime dhe koncerte ne mbare Shqiperine. Njerez qe kendonin bashke me mua tekstin e kenges, njerez qe me ndalonin e me thoshin se kane kujtime me kengen time, se "My love" ishte kenga e lidhjes se tyre etj. E kam shijuar shume ate kenge.

Si kane kaluar keto kohe si nene?

Relativisht mire. Me gjumin nuk i kam mire marredheniet, qe kur kam lindur vajzen. Nuk kam fjetur ne nje vit me shume se 6 ore. Me ka marre malli te fle me shume se 8 ore, e do Zoti po vjen ajo dite. Rritja e femijeve pervecse eshte pergjegjesia dhe gjeja me e bukur, qenka edhe teper e veshtire.

Cilat jane ndjesite me te bukura qe te ka dhuruar Luna?

Ekzistenca e vajzes dhe te qenit nene eshte ndjesia me plotesuese ne bote. Me e mrekullueshmja, dhe kete nuk do e nderroja me asgje ne bote.

Kujt i ngjan me teper ajo?

Ajo ka marre ngjyrat e Matkos, por me ngjan mua. Te pakten keshtu duket deri tani.

Ti apo Matko eshte me posesiv sa i perket mireqenies se Lunes?

Une jam teper autoktone persa i perket mbajtjes se vajzes. Dua te jem prezente ne gjithcka, megjithate e pranoj edhe ndihmen dhe ne fund fare perkujdesja dhe mireqenia e saj eshte mbi gjithcka.

Kush shqetesohet me shume nga ju te dy per te?

Patjeter une. Mua me ze paniku per gjithcka.

Te jesh nene e re dihet qe ka shume veshtiresi. Cila ka qene ndihma me e madhe per ty?

Fakti qe prinderit me mbajne Lunen, kur une kam pune. Kjo eshte nje ndihme e madhe per mua. S'ka gje me te mire sesa t'i besosh femijen nje njeriu te besuar, sic jane prinderit.

Me vjehrren si i ke marredheniet?

Jashte mase te mira. Vjehrra ime eshte nje grua shume e mire, alegro dhe shume e dashur me mua. Nuk mund te qahem.

Luna besoj duhet te kete nisur te thote fjalet e para. Ne c'gjuhe jane ato?

Ne shqip, pasi kjo eshte gjuha qe Luna degjon me shume nga une dhe prinderit e mi. Kam pershtypjen se ajo do preferoje te ktheje pergjigje ne shqip edhe nese Matko do i drejtohet ne kroatisht.

Cilen gjuhe mendon t'i mesosh te paren, kroatisht apo shqip?

Luna e ka vendosur vete, pasi kthen pergjigje ne shqip ne ato pak fjale qe thote, apo ne ato gjysma fjalesh qe thote. Pra, flet shqip. Kroatishtja dhe anglishtja (une dhe Matko komunikojme ne anglisht) do vijne patjeter me pas.

Gerta, mesa dime, pak jave me pare ti je rimartuar me Matkon ne Kroaci, e kete here deshmitare ishte edhe Luna. Si e perjetuat kete martese te dyte?

Une i kisha perjetuar nje here emocionet e dasmes. Kjo e dyta ishte per te bere nje feste me familjaret dhe miqte e Matkos, qe edhe ata te njiheshin me mua. Keshtu prinderit e tij organizuan kete dasme te dyte buze detit, qe doli shume kendshem. Me qe une nuk isha pjese e organizimit, nuk perjetova ndonje stres, madje vetem e shijova.

A ishin te njejtat emocione?

Jo nuk kisha emocione. U nisa me mendjen ta shijoj kete te dyten, sepse ne te paren, ngaqe u mora me organizimin, u stresova pak.

Si eshte te nuserosh dy here, nisur pak ketu edhe nga shprehja e popullit "Te behem nuse dhe njehere, qe te di si te nuseroj"?

Eshte shume ne rregull. Shume gjera te cilat te kane stresuar ne te paren nuk te stresojne me. Ne dasmen e dyte kupton se cilat nga gjerat meritojne me shume rendesi dhe cilat me pak. Patjeter eksperienca ben te veten, d.m.th. te ndihmon.

Gerta, si eshte te jetosh me nje futbollist?

Nuk e di si jane futbollistet e tjere, por ky i imi eshte shume i perkushtuar ne familje. Shume i dashur, punetor dhe qofte keshtu gjithmone.

Lindja e nje femije a e ben me te forte dashurine mes nje cifti?

Lindja e nje femije padyshim qe e ben me te forte dashurine mes nje cifti.
(jonida hitoveizi/mapo)

Gerta Heta, Tani Mendon Per Nje Rikthim Televiziv