TEKSTESHQIP

Gëzim Nika
Aga Ymeri
Lyrics

Agë Ymeri na u martue,
po, more, jo
Sall, nji, nat’ ma s’ndej me grue,
i ra lota ushtar me shkue,
për me i shkue mbretit n’ushtri.
-Lamtumirë, tha, mori grue!
Po i thotë vasha: “A vi me ty?”
-Nuk asht rrugë me ardhë me mue,
por, sa kohë po m’pret, ti, grue?
Un’ të për o për tri ditë,
për tri ditë’-o për tri net.
- At’ u thaftë goja, qysh po flet!
Un’ të pres-o, për nandë net.
-Tu thaftë goja, qysh po flet,
qysh po flet-o mori shtrigë!
se asht mirija treqind ditë,
se s’asht rrug-o për nandë ditë,
por asht rrug-o për nandë vjet,
e por i thanë e zezë ushtri.
A m’nep besën se po m’pret!
Për nandë vjet-o-un të pritsha,
vedit fat, tha, mos i qitsha!
-Të lumtë goja qysh po flet! -
Atëherë Aga u nis me shkue.
Se ka ra n’luftë të parë,
ja kanë varrue atin e bardhë.
N’luftë të dytê kur ka ra,
Ate t’shkretën rob e kanë xanë,
e kanë xanë e n’burg po e shtinë,
mirë po han edhe po pin,
sa mirë tamerthës po na i bjen.
Kaluen ditë e kaluen net.
Kur janë mbushun-o nand vjet,
Temarthës ma s’po na i bjen,
ka çilë gojën, po bërtet.
E bija e krajlit e ka ndigjue.
E bija e krajlit e ka pyvetë:
- Ça ke ti, Agë, qi s’han as pin?
Ça ke qi tamerthës s’po na i bjen?
A ke shkelë flokët e kresës?
A t’janë ba morrat krymba?
- Kurr njato, tha, nuk m’kan gjetë,
por kam pa nji andërr t’shkretë,
andërr t’keqe kam pa për shpi.
- Si e ke pa, Agë, ti at’ andërr?
- Pashë sarajet m’ishin rrethue,
baba dekë edhe harrue,
nana plakë edhe verbue,
vasha dalë edhe martue.
A po i hin krajlit për me m’lëshue?
Sall tri ditë myhlet po t’lypi.
- Un’ po të lëshoj, por due nand’ qese.
- Un nandë qese ku me i marrë,
tash nandë vjet un rob i xanë?
- A m’nep besën se vjen prap?
- Në mos t’ardhsha për tri ditë,
po ta qes-o nji dorzanë:
Po t’nap din, epo t’nap imanë,
tridhetë dit’ e ramazan,
po t’qes zotin qi m’ka dhanë.
At-her, Agën e ka lëshue,
U nis Aga për me shkue,
- Zgjidh e merr dorën ma t’mirin,
për tri ditë t’kapsh Ulqinin.
Për tri ditë e pêr tri net,
mbrrini Aga në vend të vet.
E kur shkoi te kroni gri,
hasi n’rrugë një plakë baxhi,
- Mirë se t’gjej, plakë baxhi!
- Mirë se vjen, rob i xanë!
- Ku ma din ti se jem i xanë?
- Prej flokësh ballit qi m’ke lanë.
Eh kahje tuj ardhë, o djal i xanë?
- Prej, të zezës njasaj Spajë.
- A m’din gja për Agë Ymerin?
- Agë Ymeri, tha, ka dekë,
vet’ e lava, vet’ e qava,
edhe t’shtatën vet ia dava.
E mor vaji plakën e shkretë.
- Ç’janë kta krushqt qi vin me nuse?
- Kta janë krushqt e Veli Pashës.
- Të kuj nuse qenë me marrë?
- Nuse zezën e Agë Ymerit, -
Agë Ymeri thekë dorinë,
me zi i xuni krushqesinë.
- Mirê se ju gjej, krushq e darsmorë!
- Mirë se vjen, rob i xanë!
- Ku m’dini ju se jam i xanë?
- Prej flokësh ballit qi m’ke lanë.
Prej kah po vjen, ti, rob i xanë?
- Prej të zezës njasaj Spajë.
- Për Agë Ymerin a m’din gja?
- Agë Ymerin e kanë vra!
Ka tri dit me ta qi s’jam pa.
Krushqit qeshën ha ha ha!
Nji amanet më ka lanë
sall tri fjalë vashës me ia thanë.
Fol djalë, sa të kesh qef!
- Mirë se t’gjej, moj nuse bardha!
- Mirë se vjen, more rob i xanë!
- Ku m’din ti se jam i xanë?
- Ndjeva krushqit tuj të thanë.
- Burrin tand a mund t’njofsh?
- Ku ta njof e ku ta dij
sall nji nat’ e kam pasë në shpi.
Por nan’ e tij m’ka pasë thanë,
ka nji shenj në krahë të djathtë,
n’krah të djathtë, njaty te llana,
kur e ka hangër ati m’dhambë.
Shpërvjell llanë, kallzo nishanë,
edhe shejin ia ka diftue.
Zdrypi vasha prej atkinës,
Kcej e i ra n’vithe t’dorisë.
- Udhamarë krushku i parë,
se un mora fatin e parë!…
- Udhamarë, krushq e daij,
se m’ka ardhun fati i ri.
Udhamarë, krushq e darsmorë,
Veli pashës fjalë m’i çoni,
se m’ka ardhë-o i fati i parë.
Veli pashës t’m'i falsh me shëndet,
erdh zoti i gjasë së vet,
mos me metë saraji shkretë,
mos me mbetë nana pa djalë,
prej shpijet nusja mos me i dalë,
na faltë zoti ndonji djalë,
kem m’e zanë pashën kumarë;
na faltë zoti ndoj çikë,
kem m’e zanë pashën për mik.