TEKSTESHQIP

Gëzim Nika
Motra E Gjergj Elez Alise
Lyrics

Gjithë bajlozat,t'tokës e detit
Kanë lypë sytë e motrës s'Gjergjit,
Çikë e bukur e Arbërisë
Motra e Gjergj Elez Alisë!

Mbete çikë e kurrë nuk plakesh
Skuqet lumi prej nëntë plagësh,
Kur lanë teshat me gjak tonë
Kuq e zi lumenjtë po shkojnë

Gjaku i burrave e lidh gurin,
Kalatë tona çojnë flamurin,
Kur ma ke,motër at ' dasëm?
Lumja ti,cilët ke vllazën!

Synin tand kush e lakmoi
Erdh me shpatë,pa krye shkoi,
N'kambë i ka burrat Liria,
O,ktu i thonë : Gjergj Elez Alia!