Reperi nga Ferizaji, Ghetto, ka lansuar këngën e re "Baby" në bashkëpunim me Astron.
Nga titulli mund të kuptojmë se kemi të bëjmë me një këngë dashurie, e cila sikur nga askush tjetër vihet në pah nga reperi i ri, i cili vazhdimisht po ngritet në piedestalin e potencialit të tij.
Nuk dihet ende nëse kënga do të ketë videoklip, por një gjë është e sigurtë – kënga të cilën mund ta dëgjoni më poshtë premton të bëhet një hit.