>
BIOSHQIP

Ghetto, Diss Estradës

29-06-2012
Reperi i ri nga Ferizaji, Ghetto, ka bërë të ditur se është në përgatitje të një kënge të jashtëzakonshme, me anë të së cilës do ta godasë estradën dhe të gjithë ata që janë përkrahës të anti-vlerave.
Reperi i ri, i cili pa kurrfarë dyshimi është një prej talentëve më të mëdhenj të dekadës së fundit, thotë se është nënvlerësuar tepër nga reperët seniorë, të cilët as se si nuk po tentojnë të promovojnë të rinjt e talentuar.

"Jam duke e përgatitur një diss që vërtet do t'i lë të gjithë me gishta në gojë...dissi ju dedikohet të gjithë atyre 'vip-ave' që kanë qenë pranë meje, por më kanë nënçmuar dhe mi kanë hedhur poshtë aftësitë. Tani është radha ime. Let's get the party started", ka theksuar Ghetto.

Në Kosovë, estrada dhe në përgjithësi reperët janë duke e ndjekur një politikë vrasëse ndaj talentëve. Këtu faj të madh kanë edhe radiot, të cilat nuk po promovojnë reperët dhe këngëtarët e rinj, një praktikë kjo që është më ndryshe në Amerikë, ku radiot e njohura janë zbuluesit dhe promoterët e vërtetë të yjeve të së ardhmes.
(Telegrafi)

Ghetto, Diss Estradës