Reperi i ri nga Ferizaji, Getinjo, është në përgatitje të projektit të tij të ri.
Reperi i hitit "Ajo" ka kohë që ka lansuar një numër projektesh dhe videoklipesh, e po vazhdon karrierën me sukses në skenën e hip hopit shqiptar.
Edhe pse rallë i përfshirë në bashkëpunime, reperi emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, nuk e ka ndërmend që të ndërrojë trendin e tij.
Pas duetit shumë të suksesshëm me Labinot Tahirin dhe Bleron, i cili ishte pa klip, pritet një tjetër goditje e Getit - kënga e re titullohet "No" dhe do të vijë me videoklip.
"MiniCoppera për juve jom gjipp,
Ju jeni liqena, e une adriatik", është një pjesë e këngës së Getinjos.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë reperi i ri, por shumë i adhuruar ferizajas.