>
BIOSHQIP

Gili, Sërish Në Duet Me Sinanin

17-11-2012
Edhe një bashkëpunim i radhës nga këngëtarët Gili dhe Sinan Vllasaliu, këtë herë dueti do të sjellë një këngë ritmike, të titulluar "U plakëm".

Kënga trajton një temë dashurie që përban një tekst lirik. Është kjo hera e tretë që Gili bashkë me Sinanin realizojnë duete, vlen të ceket balada "Prapë se prapë" e cila ka thyer rekorde në tregun muzikor.

Gili ndjehet e lumtur që për të tretën herë po realizon këngë me Sinanin, dhe sipas saj kjo këngë që do ta lansojnë me videoklip tani, pritet të pëlqehet në publik. "Sapo kemi realizuar një këngë bashkë me Sinanin, kënga është pak më ndryshe se bashkëpunimet paraprake, ka një ritëm më të shpejt dhe një tekst mjaftë të veçantë.

Edhe këtë këngë na e ka përgatitur Ilir Berani dhe shpresoj të pëlqehet në opinion", ka thënë ajo për "Zëri".
(K. Bajrami / zeri)

Gili, Sërish Në Duet Me Sinanin