>
BIOSHQIP

Gili, Projekte Në Muzikë Dhe Në Biznes

12-05-2013
Një prej këngëtareve më të respektuara në industrinë tonë të muzikës, Gili, nuk ka hequr plotësisht dorë nga muzika, por ka realizuar një prej ëndrrave të saj të fëmijërisë. Gili në një prononcim për emisionin Prive në Klan Kosova ka zbuluar sallonin e saj të ri të ondulimit, të quajtur ashtu sikurse kënga hit e saj “Prishtina”. “Është një ëndërr që e kam pasur nga fëmijëria. Të kem biznesin tim dhe sallonin tim të ondulimit. Gjithë karrierën e kam kaluar duke pritur nga katër-pesë orë nëpër sallonet tjera dhe kam pritur shumë gjatë që të vijë kjo ditë. Ndihem falënderuese për të gjitha stilistet që më kanë përkrahur gjatë karrierës, por tani jam në shtëpinë time”, ka potencuar Gili. Gili së shpejti pritet të lansojë videoklipin e saj të ri, i cili është xhiruar në Ulqin.
(Telegrafi)