>
BIOSHQIP

Gili: Këngëtaret E Reja Po Sjellin Më Shumë Sasi Sesa Cilësi

16-05-2013
Pas një shkëputje të shkurtër nga skena muzikore, këngëtarja Gili ka sjell klipin e saj më të ri, duke bërë kështu një rikthim të pëlqyer pas pak kohësh pauzë. Këngëtarja në një duet me këngëtarin e ri Astrit Mulaj ka sjell një baladë e cila që në klikimet e para ka nxjerr në pah kritika të kënaqshme për këngëtarët. Dyshja kishin vendosur që sezonin e ditëve të nxehta ta fillonin me një baladë, ndryshe nga krijimtaritë e këngëtarëve tjerë që më shumë preferojnë ritmin.



“Tash së fundi kam promovuar këngën time më të re, këngë kjo e titulluar “Shpejt festove” të cilën e kam realizuar në bashkëpunim me këngëtarin e ri Astrit Mulaj. Është baladë verore, ndryshe nga këngët e shumta ritmike që po i dëgjojmë momentalisht në tregun tonë”, thekson këngëtarja për Tribuna, ndërsa tregon se ka punuar me një përkushtim maksimal sikurse në secilën këngë të saj të krijuar kohë më parë. E zotuar të punojë në vlerat muzikore, Gili shpalos edhe opinionin e saj përballë këngëtareve të reja, një pjesë e së cilave, sipas saj, më shumë po sjellin sasi sesa cilësi artistike. “Pa marrë parasysh numrit të madh të këngëtarëve në tregun tonë, prapë se prapë kualiteti depërton gjithmonë, pavarësisht a vjen i vetëm apo në numër. Gjithmonë në fund mbesin vetëm më të mirët”.



Ndonëse kohës së fundit këngëtarja më shumë është prezantuar në duet me këngëtarë tjerë të estradës se sa me këngë solo, ajo potencon se prioriteti i saj është editimi i këngëve single, të cilat njëherësh do të jenë dhuratë për fansat gjatë kësaj vere. “Puna ime do të jetë e përkushtuar në realizimin e këngëve single të cilat do të jenë si dhuratë për publikun që më ka përkrahur vite më radhë. Album nga ana ime nuk do të ketë, deri sa të stabilizohet tregu muzikorë”, shprehet këngëtarja.
(Express)

Gili: Këngëtaret E Reja Po Sjellin Më Shumë Sasi Sesa Cilësi