TEKSTESHQIP

Gili
E Thëret Me Emrin Tim
Lyrics

Shumë vjet kan kaluar, a je i martuar nuk e di
nuk mendoj në ty, e di se ke fëmijë
se e mban emrin tim është rastësi, ke haruar ti

Thehen gotat n’tavolin kur dëgjohet këngë e vjetër
këngë e shpirtit tim, këngë e shpirtit tim
mallkon vetën dhe njërinë pa dashuri e mallkon jetën
kthehesh në agim

Ref:
Ti ke qupën tënde që shëtit cdo të diele
përqafon, e shtrëngon
duart dridhen , zemra ndjen shqetsim
kur e thërret me emrin tim

Shumë vjet kanë kaluar, unë nuk jam martuar
s’pat njeri që më kujton në ty
erdhën edhe shkuan ata që trokiten s’pritën më
më lanë në vetmi
Ndonjëherë zgjohem në nat
emrin ta thëras në ethe
jam e humbur krejt, jam e humbur krejt
mallkoj emrin tënd me mllef kafshoj buzën shpejt pendohem
jo, nuk kam të drejtë, aaa,

Ref:

Ti ke qupën tënde që shëtit cdo të diele
përqafon, e shtrëngon
duart dridhen , zemra ndjen shqetsim
kur e thërret me emrin tim

DËRGOI: