>
BIOSHQIP
  • Gili Vjen Me Hitin E Ri
    26-11-2016
    Këngëtarja e mirënjohur Gili, sonte lansoi këngën e re për të gjithë adhuruesit e këngës së bukur shqipe. Kënga quhet "Kalle, kalle" me tekst dhe muzikë të artistit të fjalës së bukur, Ilir Beranit, e orkestrim të mjeshtrit të vijës melodike, Virusit. Gili ka menduar që me këtë projekt të bukur t'i disponojë dëgjuesit në prag të festave të fundvitit. Përveç vargjeve të reja e dukjes së hatashme të Gilit, risi është edhe bashkëpunimi me produksionin "Emra com", i cili shihet se ka rezultuar i shkëlqyer. ...
    ★★★★★
  • “Allahile ç'kemi” Tani Dhe Me Videoklip
    06-02-2016
    Këngëtarja e mirënjohur, Gili, e cila si zakonisht di të godasë me hitet e saj, sapo lansoi videoklipin më të ri “Allahile ç’kemi”. Ky është videoklipi i parë nga albumi i ri i realizuar me video produksionin EMF. Klipi pritet të pëlqehet nga fansat, sidomos gjatë verës, kur bëhen bashkë toskë e gegë pranë detit të bukur të Shqipërisë, meqenëse tema e trajtuar përfshin gjithë moshat e vendet!...
    ★★★★★
  • “Allahile Ç'kemi?” Hiti Më I Ri I Gilit
    12-12-2015
    Gili sonte lansoi këngën më të re “Allahile c’kemi”. Për tekstin dhe muzikën u përkujdes Ilir Berani, orkestroi Miti. Kënga e lajmëron albumin më të ri I cili së shpejti do të del në tregun muzikor nga “Eurolindi”. Ndërsa në Janar pritet videoklipi me produksionin EMF. Albumit nuk do ti mungojnë as baladat që janë "arma" e Gilit...
    ★★★★★
  • Gili Vjen Me “Mashtrues I Përhershëm”
    02-12-2015
    Këngëtarja e mirënjohur Gili sonte lansoi këngën e saj më të re “Mashtrues I perhershem” e cila paralajmeron daljen e albumit te saj me te ri muzikor. Kënga përmban temë dashurie me ritëm më dinamik e argëtues. Teksti dhe muzika Ilir Berani, kurse orkestrimi Jeton Berisha. Ju ftojmë ta ndjekim këngën më të re të Gilit nga albumi I cili do të del së shpejti nga produksioni muzikor “Eurolindi”....
    ★★★★★
  • Wow! Gili Befason Me Foto Nga E Kaluara
    20-08-2015
    Këngëtarja e mirënjohur e estradës muzikore, Gili para pak çastesh ka publikuar një foto nga 1993-ta. Siç duket kjo foto i kishte ngjallur asaj nostalgji. Që nga ajo kohë e deri më sot këngëtarja duket se ka pësuar kogja ndryshime në pamjen dhe në peshën e saj. Nëse ju kujtohet Gili para shumë viteve atëherë do t’i vëreni vetë ndryshimet tek ajo. Mbi të gjitha Gili është ndër zërat e rrallë të estradës që ka arritur t’i mbijetojë kohës në muzikë....
    ★★★★★
  • 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Ka Diçka Ka” Nga Gili
    20-07-2015
    Këngëtarja Gili sapo ka publikuar videoklipin e saj më të ri me titull "Ka diçka ka". Kënga është ritmike dhe e zhanrit pop folk, për muzikën & tekstin është përkujdesur si gjithmonë bashkshorti i saj Ilir Berani, e ndërsa orkestrimin e ka bërë Miti. Videoklipi është punuar nga Milot Llalloshi në EMF Creative....
    ★★★★☆
  • Gili, Nostalgji Për...
    17-04-2015
    Gili për shumë kohë ishte një nga këngëtaret më të popullarizuara. Ajo ka pasur shumë këngë hite, albume e videoklipe. Ndonëse ende është aktive në muzikë, Gili ka mallë për kohët e vjetra. Këto ditë këngëtarja e hitit "Xixëllonja" ka postuar kohë pas kohe foto të bëra vite më parë, atëherë kur ishte më e re dhe pa dyshim numri një i skenës sonë. Siç duket, Gili ka filluar të ndjej mallë për rininë, kohët e bukura dhe trupin e saj shumë në formë. Sigurisht, nostalgjia i rrëmben të gjithë pas të 40-ve, e kësaj nuk i ka shpëtua...
    ★★★★☆
  • Gili E Paguan Rrjetin Social Facebook Për Foton Me Ritën
    07-04-2015
    Këngëtarja e njohur nga Prishtina Gili është njëra ndër këngëtaret e cila vite më parë ka realizuar një foto me superyllin Rita Ora. Ndërsa këto ditët e fudit ajo ka vendosur të publikojë një fotografi tjetër e që në fakt ishte realizuar po në atë kohë. E përderisa e ka postuar foton në fan page-in e saj në facebook ajo është kujdesur që të paguajë edhe tarifën e çmimit që fotoja të ketë një shikueshmëri më të lartë. Në mbishkrimin e fotos së postuar, fare lehtë mund të vërehet mbishkrimi "Sponsorizuar"....
    ★★★★★
  • Gili U Kushton Këngë Mërguesve Të Kosovës
    07-02-2015
    Duke qenë të vetëdijshëm për migrimet e shumta që po i bën populli i Kosovës këtë periudhë, mes shumë artistësh, edhe Gili ka vendosur t'i kushtojë këngë kësaj "plage". Kënga mban titullin "Kurbeti" dhe është e shoqëruar me videoklip, të realizuar nga EMF Production. Muzikën dhe tekstin i ka bërë Ilir Berani, kurse orkestrimin Ardian Kastrati....
    ★★★★☆
  • Gili E Tradhtoi Sallonin E Saj Të Bukurisë?
    04-02-2015
    Gili po vjen me këngë dhe klip të ri. Por, për t’u dukur sa më bukur, Gili ka zgjedhur që të rregullohet në sallonet më IN në Prishtinë. Por, ajo që është e çuditshme, është fakti se Gili nuk është rregulluar në sallonin e saj ‘Prishtina’ por në atë të Fjolla&Sebi. Së paku kuptohet nga fotoja që është postuar në faqen e saj, brenda së cilës është logoja e këtij salloni....
    ★★★★★
{{ page + 1 }}/{{ pages }}