>
BIOSHQIP
Biografia
Në Maj 2007, Giti merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Te Shoh Ne Sy".

Më datë 19 Korrik 2014, Giti publikon videoklipin "Nese Mdon Ti (Remake)". Këngëtari i talentuar nga Peja, ka publikuar një remiks shumë interesant dhe më “ndryshe”, të këngës nga Dj Blunt dhe Real 1, e cila së fundmi e pati edhe një ndryshim me hyrjen e Ledrit në këngë, ka edhe një remiks tjetër. Në tinguj oriental, apo më popullor ka ardhur Giti, i cili i ka dhënë një transformim tejet interesant këngës. Videon e ka xhiruar Valon Aziri.

Më datë 18 Korrik 2015, Giti publikon videoklipin "Te Dua Ty".

Më datë 8 Shtator 2016, Giti publikon videoklipin "Lem". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Gjiko.

Më datë 16 Prill 2017, Giti publikon videoklipin "Prekem". Bëhet fjalë për një baladë tekstin e së cilës e ka shkruar reperi pejan Gjiko. Florent Boshnjaku është përkujdes për vijën melodike të këngës gjersa Andi Dautaj u përkujdes për videoklipin.

Më datë 21 Janar 2019, Giti & Fabi publikojnë videoklipin "Dashuri". Dy këngëtarët janë kujdesur për tekstin, ndërsa muzikën e ka bërë producenti Ace Yah. Max Production është kujdesur për xhirimin e videoklipit të kësaj kënge. “Shpresoj t’ju pëlqejë”, ka shkruar Granit Mekaj (emri i vërtetë i Gitit) në Instagram.