>
LETERSISHQIP

San Martino Del Carso

Nga këto shtëpi
ka tepruar
veçse ndonjë
copë mur.
As kaq
nuk ka mbetur
nga shumë
miq e shokë.
Por në zemrën varrezë
asnjë kryq nuk mungon.
Zemra ime
vendi më copë-copë.