>
LETERSISHQIP

Rizgjime

Çdo moment timin
një herë tjetër
e kam jetuar
në një epokë të thellë
jashtë meje.
Jam larg me kujtesën time
mbas atyre jetëve të humbura.
Rizgjohem në një banjo kujtimesh
të dashura familiare
i befasuar
dhe më i qetë.
Ndjek retë
që shkrihen ëmbëlsisht
me sytë e kujdesshëm
e kujtohem
për ndonjë mik
të shuar.
Por Zoti çfar është?
Dhe kjo krijese
e terrorizuar,
me sy të shqyer
mirëpret vesë yjesh
e rrafshinën e ndryshuar.
E ndihet e rilindur.