>
LETERSISHQIP

Jam Një Krijesë

Si ky gur
i malit San Michele
kështu i ftohtë
sigurisht i fortë
me të vërtetë i thatë
kaq i pandjeshëm
pikërisht
pajetë.
Si ky gur
e qara ime është, poezia
që nuk shihet.
Vdekja
paguhet
duke jetuar.