Më mbaj mend (për 1 muaj)


18/10/2014 - 31/01/2015
Studiot E TV Klan, Tiranë
Prezantuesit: Klea Huta
TV Klan / Radio Klan

Vanesa është fituesja e edicionit të 6-të të “Gjeniut të vogël”. Spektakli më i madh i talenteve të vegjël, në një mbrëmje të gjatë e plot emocione fëmijësh, u finalizua me një zë që premton shumë. 8 finalistët (Vanesa, Artemisa, Dario, Klodjana, Rea, Igli, Orjaldo dhe Kllarisa) u vendosën fillimisht mes sfidave të përcaktuara më parë nga juria dhe më vonë, nëpërmjet një shorti të hedhur në skenë, 6 finalistët e mbetur u përballën me njëri-tjetrin. Treshja e fundit finaliste, që i kapërceu të gjitha pengesat ishte Vanesa, Artemisa dhe Rea. Pas performancave të fundit të vajzave, Vanesa ishte më e votuara nga juria.

E bukura Klea Huta, prezantuesja e cila na shoqëroi për 15 netë, përcolli emocione te publiku me interpretimin e saj të veçantë drejpërdrejt nga Teatri i Televizionit Klan.

“Gjeniu i vogël” ka arritur edhe përgjatë këtij edicioni të sjellë në vëmendje të gjithë publikut talentet e vegjël, interpretimet dhe arritjet e një brezi të tërë në zhvillim, duke arritur të përçojë nëpërmjet tyre një pjesë të mirë të krijimtarisë më të suksesshme muzikore botërore dhe shqiptare. Tashmë, ai është shndërruar në një aktivitet mbarëkombëtar, një konkurs që i ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë, meqenëse është spektakli me pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, e diasporë.


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2


Komente mbi këtë festival


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet