Më mbaj mend (për 1 muaj)

Si Një Çapkën

Prita, as vetë s’e di sa kam pritur,
Nga pritja u thinja, as vetë s’e di.
Të prita ty, si një lot i ndritur
Dhe si një ré, ngarkuar me shi.

Prita të më vish, të vish patjetër,
Nuk di, do më njohësh së largu.
Në ballë kam një thinjë më tepër,
Një lot i trishtë qerpikun e lagu.

Nëse nuk e njeh thinjën e mallkuar,
Nëse nuk më njeh kur shikon një lot,
Kam të tjera gjëra që s’i ke harruar,
Eja pra, m’u afro, se nuk duroj dot.

Do njohësh në çast parfumin tim,
Në çdo pore trupi, të pret me etje.
Eja pranë meje, eja me përmallim,
Të vdes me ty, të të marr me vete.

Do njohësh gjinjtë që ashtu kanë mbetur,
Si bregore malli, të ndezur për ty flakë.
Kur t’i thithësh, si një çapkën i etur
Do të lutem, pi, o shpirt, pi edhe pak!

- poezi nga Gjenovefa Myrtaj

Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim