>
BIOSHQIP

(1871-1940)

Biografia
Gjergj Fishta i lindur me 23/10/1871 ne Fishte te Zadrimes ne Shkodër. Studimet e para i kreu ne Seminarin françeskan të Shkodrës dhe më pas në seminarin e Troshanit. Ku u shfaqen edhe shkëndijat e para të talentit të tij poetik. Studimët e mëtejshme i mori në Bosnje, ku studioi filozofi dhe teologji. Fishta i madh është themëlues i shoqëris Bashkimi në Shkodër (1899), që punoi për shqipën e përbashkët, fjalorin, alfabetin dhe botoi libra me vlerë kombëtare: kryetar i Komisionit të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit(1908).
Fishta u bë drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane në Shkodër, ku futi shqipën si gjuhë mësimi,pra një akt i tij madhorë.
Më 1913, ai themëloi revistën zëmadhe, "Hylli i Dritës", (një nga revistat më të njohura të kulturës shqiptare), më të cilën bashkëpunoi deri në vdekje.
Fishta ishte deputet i Shkodrës në Parlamentin e parë shqiptarë dhe nënkryetar i tij; përfaqësoi Shqipërinë në Konfërencën e Parisit(1909) dhe në Konfërencën Ndërballkanike më 1930-1931.
Poetin e madh e nderuan në shumë veprimtari: Më 1931 Greqia i dha dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj.
Atë Gjergj Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.