Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kachinari (Gjergj Kaçinari)
  • Emri i Vërtetë:
  • Gjergj Kaçinari
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 26 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 1 Korrik 1994
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♋ Gaforrja
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  59
Këndon kryesisht: rock pop-rock

Kachinari (Gjergj Kaçinari) është këngëtar, instrumentist dhe autor këngësh i njohur. Me një look ekstravagant dhe një zë unik, kantautori Gjergj Kaçinari, plotëson profilin e tij artistik edhe me zotërimin e disa instrumenteve si: kitarë, kitarë bass, bateri, piano etj. Publikues i një sërë videoklipesh, kryesisht në gjuhën angleze, Gjergj Kaçinari, ka qenë pjesëtar i shumë grupeve muzikore, ku ka eksperimentuar që nga rrymat: blues, country, rock n`roll deri tek hard rock & heavy metal. Zë mjaft i njohur për publikun shqiptar, pasi ka marrë pjesë në shumë festivale të mirënjohura, si Kënga Magjike dhe shumë të tjera. Gjergji njihet gjithashtu si pianist dhe ka marrë pjesë gjithashtu në Festivalin e Këngës në të njëjtin profesion.

Ka nisur studimet per piano qe ne moshen 4 vjecar. Ne moshen 7 vjecare filloi studimet ne Liceun Artistik “Jordan Misja” dega piano. Ne moshen 12 vjecare nisi vete te mesoi kitarren dhe tani zoteron 4 instrumenta ne menyre profesionale, (piano, kitarre, kitarre-bass, bateri).
Aktualisht vazhdon studimet ne Universitetin e Arteve Tirane ne specialitetin kompozicion muzikor.
Ka qene pjestar i shume grupeve muzikore ku ka eksperimentuar qe nga rrymat Blues, Country, Rock N’ Roll deri tek Hard Rock & Heavy Metal. Ka marre pjese ne shume evente te rendesishme kombetare si Festivali i kenges ne RTSH (tastiere), Top Fest (band), koncerte te ndrryshme klasike (piano) etj.

Në vitin 2011, Gjergj Kaçinari merr pjesë në The Voice of Albania 1, duke e konsideruar si një sfidë të rradhës.

Në Nëntor 2013, Gjergj Kaçinari merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Cash".

Më datë 21 Prill 2017, Kachinari publikon videoklipin "Sweet Cruelty".

Më datë 29 Shtator 2017, Kachinari publikon videoklipin "Over You". Muzika dhe teksti u shkruan nga Gjergj Kaçinari.

Më datë 23 Shkurt 2018, Kachinari publikon videoklipin "Another Day". Muzika dhe teksti u shkruan nga Gjergj Kaçinari. I ardhur tepër romantik, pas këngës “Sweet Cruelty” dhe “Over You”, talenti shqiptar ka publikuar këngën me titull “Another Day”. Me një videoklip të xhiruar në Paris, “Another Day” është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke tërhequr vëmendjen e publikut që në javën e parë të publikimit.

Më datë 15 Shkurt 2019, Kachinari publikon videoklipin "All I Want". Muzika, teksti i këngës dhe produksioni audio u realizuan nga vetë Gjergj Kaçinari.

Më datë 27 Prill 2019, Kachinari publikon videoklipin "Forevermore". Muzika, teksti dhe produksioni i këngës janë punuar nga Kachinari (Gjergj Kaçinari).

Në Maj 2019, Kachinari merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngën "All I Want".

Në Shtator 2019, Kachinari merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Dua".

Në Dhjetor 2020, Gjergj Kaçinari merr pjesë në Festivali I 59-Të Në Rtsh me këngën "Me Jep Jete".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

I biri i

Alfred Kaçinarit

Ish-Anëtar i grupit

Curlies

Pjesëmarrës në

Voice Of Albania

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Profili

Twitter

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera



Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet