>
LETERSISHQIP

Muzë

Nje varg, nje poezi.
Nje penel, nje pikture...
Nje pentagram:
Pese vija ne horizont,
pese shqisash, njeri.
Kurre mos qofsh nese s'je...
kurre mos qofsha nese s'jam...

Shtate tinguj, shtate ngjyra, shtate nota...
Dhe shpirti merr hov, si dita - dites, vrull.
Ka udhe... Nje fjale per te thene,
nje veper per te lene, ...nje e nje...
Udhe ne pentagram,
vizion i kthjellte, qiellnaje, kaltersi...
si pese shqisat brendashkruajne.

Nje varg, nje poezi.
Emrin tend, njeri!
E shkruajne qiellit zogjte,
e puthin mallit, rete.
E shkruajne tokes, pemet.

Dhe malli - mallin shtrydh,
mbi buze ulen zogj,
celin trendafila...
Une dua t'i puth te tera petalet,
te t'i pij te gjithe lotet,
te t'i largoj trishtet, ku gjysmohen
botet.

Imja, jotja...
Jam oqean, golfstrim
qe kurre nuk ngopet.
Nje varg, nje poezi,
nje penel, nje pikture.

Shtatemuzikohu shpirt,
shtatengjyrohu...
Ke udhe.
Dielli fal drite...
Merre blune e qiellit, kaltroje, sy!