>
LETERSISHQIP

Puhizë Shkatërruese

Nuk jam filozofi që kupton këtë ndjenjë
kur po më çan muret e zemrës...
As shkrimtari që sodit,vetëm këtë pemë
përherë në stinën e vjeshtës!

As s'jam ëndërrimtar i poemave lotuese
Që rendin mbi rima në varg...
Nuk dua të jem gazetari
kur lajmi i afërt e humb shumë larg!

Nuk dua të jem unë arkitekti
që vetëm ndërton një urë
as fotolajmi i një kronike
me bojërat absurde mbi mur!

Nuk jam,nuk dua të jem mjeku
që sëmundjen nga vjen s'e din,s'e diii...
Krejt tjetër teoria,krejt ndryshe realiteti!

Jam nisur,kurre stop,nuk rri!
I pasur njeriu nuk është nga leku
por vetëm nga shpirti i tij...