>
LETERSISHQIP

Ti Vjen

Ti vjen si ardhja e mengjesit
e mberrine tek une
pas nje nate
te gjate.
Drithme e zerit dehes
perkedheles...
Argjendin e henes flokeve hedh
E embla syshkendije e arte, e zjarrte!

Ti me je si rrezja e pare e diellit
qe te bie ne sy e ma poston mua
e cila me vesh fytyren
me drite e argjend
shkelqim sysh
qe me prangosin ne vend
sa njeqind prille njeheresh
e le te vuaj:
O zot, sa te dua, te dua!

Ti je aroma e dashurise, parfumi cmendes...
Magnetike te kam thelle zemres...
Nga poli ne pol, ti Ekuator
Ti je e gjitha imazh i shpirtit te dehur
qe ne qelq pasqyrohet kristal
e me fal e me fal...
Frymen e buzeve te prushta
te lemoi lekuren e te puth...
O zot, sa e bukur!

Ti je llava e segmenteve me cmendes
klithma, psheretima,
pasthirrmat e tua te flakta
qe vellon e ashtit ndezin.
Pa ty s'ec dita, as nata...
Prangosme,
mbame,
mbame ne pranga...
Sa dua te vuaj,
ani se s'te dhimbsem!

Ti me vjen si flladi i fresket mbi lule
ne petalet pese e nga pese.
I mbledh te gjitha me buze te t'i le
stuhi dielli a nje ylber mbi vese!
E le te vdes, te vdes, te vdes...
Ti me ngjall me fryme, me puls dashurie,
kur me mbeshtjelle te terin
ne onde ndjenjash, dije...
I bekuar cdo sekond i yti
prej superdashurie!

Ti je ylberi i harkuar ne sy, mbi lot malli,
kur pres te marresh te rozten prush ne fytyre,
je refreni i dehur i zogjve te majit
qe na shkrine ne nje flaknaje dashurine...

Ohhh...Xixellonje e meteorte
qe pulson ne aorte
o zot,
sa e ngrohte!
Je vete embrioni ku jeta lind
ka vazhdimin...
Kenga e zemrave ne kulm te rrahjeve
bashkuar pulsimin!

Ti je muza qe me prek ne thelb te ndjenjave, ndizmi, ndizmi...
Me flen ne sy, ne buze, ne lekure, ne inde...
Ti je Aferdita, Kamadeva, je Erosi, Kupidi!
E me mbyt, me mbyt sa te me dale shpirti!
Ani, ani se perseri do lindi!

Ti me cmend, me lajthit te gjithin
thjeshte me nje kopse ne bluze,
mushtmjalte,
nektar,
trendafilim,
oh cmenduria ime krejt...
Te te pikturoi me buze!

Ti qenia jote
e gjitha, dashuria...
Une le te shuhem
prushprusheve te dyja!