>
LETERSISHQIP

E Tera

Ti je pasqyrimi i diellit mbi liqen
kthjelleton dhe qesh, une nisem...
Te te ze me krahe Nositi.

Zambaket blurojne,
petalime viole,
te t'i ve kurore,
dallgezimesh shpirti!

Ti je dallendyshja qe kendon
mbi dege lulore,
sa njeqind violina!

Mbi syth nektare hedh,
me tinguj, peshperima
refrene dashurie,
ku ndiej thelle ne asht...

Ti vete, brendi e enderres
bashkuar ne gjysme...
Une, tjetra!
Je deshira qe vlon ne vena
merr vrull e nis stuhine
ne ndjenja...

Me duhesh! Me duhesh!
Jo gjysma, e tera...

Ti, flakerime e xixellonjave
mbrembjeve te majit, kur hena ndrit...
Ti je reflektim i yjeve mbi qelq
je fryme, je afsh, je vala llavuar ne shpirt,
je, je, je... Bota ime krejt!