>
LETERSISHQIP

Sinfoni Ne Maj

Mengjesi nis...
Mendim i bukur shpirti,
pike vese ndritshem qe bie
varur ne fije te barit,
klorofil
oh,bote jeshil...
ne petalet e trendafilit,
ylbere hedh mengjesi ne maj
kokrrat e qershive
skuqen ne prush,
te zena ne faj...
Si fytyra jote kur te puth
e ne krahe,shkrire nje trup te mbaj...

Mbytur me ty
i gjithi,njefrymesh!

Zogjte dehur foleve ne peme
ne qershi,
kendojne hitet e stines
mallshem vijne-shkojne
dy e nga dy...
Valse dashurie ajrin cajne cicerimash,
praneveruar ne zemer,ne shpirt,ne sy...
Drithma ndjenjave zanoret e zerit tend,
violinash
kanarinash...
Sa ngrohtesi...
Une kurore me qershi te kuqe si buzet e tua,
i mbledh e t'i shkrij
puthjeve tek ti...

Petaluar akaciet dehur arome e musht,
ti,diellnaje e plote
stinuar pranevere,
te puth e te puth...
Rreze te ngrohta cmendese
me pervelojne,
me ftojne te me djegin mbi ty
shtate flakesh ne nje te vetem flakerim te gjalle,njeri...

Ujerat kristal nga guret e bardhe varen,
therrasin...
Sinfonine e ndjenjave te mbledhura ne nje,
e zgjasin udheve,
kur rrjedha,rrjedha...
Lumin dredhuar brigjeve lulverdha
nje zjarr,nje flake,nje prush...
Kur peshperime e eres
drithma ne afsh buzesh,hedh...
Te puth e te puth...

E ketu stinimi praneverore
gjer ne pore me mbush!
Je ti e gjitha ajo...